Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Nju Jorkut padit kompanitë e autobusëve të Teksasit për sjelljen e emigrantëve, kërkon 700 milionë dollarë


Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, njoftoi të enjten një padi kundër kompanive të autobusëve çarter të Teksasit duke kërkuar 708 milionë dollarë për të mbuluar kostot e kujdesit për emigrantët e transportuar në qytet.

Adams tha se New York City është i përkushtuar për të menaxhuar krizën humanitare, por nuk mund “të përballojë kostot e mashtrimeve të pamatura politike vetëm nga shteti i Teksasit”.

“Sot, administrata jonë ngriti padi kundër 17 kompanive që kanë marrë pjesë në skemën e guvernatorit të Teksasit Greg Abbott për të transportuar dhjetëra mijëra emigrantë në qytetin e Nju Jorkut në një përpjekje për të mposhtur sistemin tonë të shërbimeve sociale,” tha ai në një video në X. Adams tha se ato kompani kanë shkelur ligjin e shtetit duke mos paguar koston e kujdesit për emigrantët.

“Dhe kjo është arsyeja pse ne po padisim për të rikuperuar rreth 700 milionë dollarë tashmë të shpenzuara për t’u kujdesur për emigrantët e transportuar me autobus këtu në dy vitet e fundit nga shteti i Teksasit,” shtoi ai.

“Padia e sotme duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata që shkelin ligjin në këtë mënyrë,” shtoi ai.

Dhjetra autobusë çarter kanë mbërritur në qytetin e Nju Jorkut çdo javë, shumë prej tyre në orë të natës dhe gjatë fundjavave dhe në vende të ndryshme në qytetin më të populluar të SHBA-së.

Për të anashkaluar kufizimet, disa kompani kanë filluar të largojnë emigrantët në Nju Xhersin fqinj, ku thuhet se kanë marrë trena për të shkuar në qytetin e Nju Jorkut.