Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar anulimin e disa lundrimeve të parashikuara për nesër. Sipas njoftimit është anuluar lundrimi i tragetit GNV më 6 janar 2024 ndërsa kompania Adria Ferries do i shtyjë për në orën 23:00 lundrimet e orës 13:00 për datat 6 e 7 janar.
Ndërkohë linjat e tjera do vijojnë funksionimin normalisht.
“Njoftim!
Njoftojme te gjithe pasagjeret se si rezultat i kohes se keqe ;
Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024.
Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme.
Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht.
Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.
Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.
Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.” – thuhet në njoftimin e DDD-së.