Projektligji për Lojrat e Fatit, Mete: Nevojë për formalizim, duhet të jetë i kujdesshëm dhe i kontrolluar
Ndryshimet ligjore që mundësojnë rikthimin e basteve online vijon të jetë në diskutime në komision.
Ministri i Financave foli për nevojën për një formalizim por që duhet të jetë i kujdesshëm i kontrolluar dhe transparent.
“Është e rëndësishme të kuptohet që qasja më efektive ndaj informalitetit është formalizimi. Një formalizim që duhet të jetë i kujdesshëm i kontrolluar dhe transparent. Besoj që ligji edhe pas diskutimeve në komision ka disa aspekte që shkojnë drejt kësaj qasjeje duke pasur parasysh që të gjitha pagesat planifikohen të jenë përmes sistemit të pagesave. Bëhet fjalë për lojra online digitale. Janë shtrënguar kërkesa që të ketë operatorë me eksperiencë në vende të OECD pra të kontrolluara. Është diskutuar të ketë element gare pasi numri i licencave është i kufizuar”, u shpreh Mete.