Ditën e nesërme në selinë e Rithemelimit pritet që të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së partisë.
Kjo do të shënonte mbledhjen e parë pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sakaq, mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.
Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.
Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së Berishës për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.