Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Vendimi i qeverisë për taksimin e profesioneve të lira sjell shkatërrimin e shtresës së mesme


Ndërsa ligji për taksimin e profesionistëve të lirë ka hyrë në fuqi, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thekson se ky ligj sjell shkatërrimin e shtresës së mesme dhe falimentimin e profesioneve të lira.

Salianji shpreht se trajtimi i profesionistëve si armiq është politika e dëbimit të kujtdo që nuk kontrollohet dot nga qeveria.

 

Reagimi i plotë:

Rilindja nuk i duron dot njerëzit e lirë! Në Gjirokastër, me profesionistë të rinj, mjekë, avokatë, operatorë turistikë etj!

Ligj për goditjen e profesionistëve, shkatërrimin e shtresës së mesme dhe falinentimin e profesioneve të lira. Ky është thelbi i nismes të miratuar pak ditë më parë. Vendimi i

Këshillit të Ministrave, që përfshin taksimin me 23% për çdo profesionist, si aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, pasuritë e paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, sportit operatorët turistikë etj, eshtë një akt sulmi, një agresion ndaj atij segmenti të shoqërisë që qeveria e rilindja nuk e kontrollon, e nuk e trysnon dot për vota.

Ligji ka synim “deportimin” e shtresës së mesme nëpërmjet mbitaksimeve. Duke i diferencuar nga bizneset tregtare apo nga oligarkët ky ligj është më shumë një taksë mbi xhiron se sa tatim mbi pjesën e fitimit.

Në fakt është një gjobë mbi lirinë e tyre. Qeveria, rilindja, Edi Rama, nuk i durojnë dot njerezit e lirë.

Sipas qeverisë të vetpunësuarit në profesionet e lira apo të shërbimeve të lartpërmendura që kanë  xhiro 0-14’000’000 lekë të reja do taksohen 15 % mbi 70 % te xhiros ose thene dhe me thjesht (15%X70%) =10.5 % të xhiros, gjithashtu kjo kategori nëse realizon një qarkullim mbi 14’000’000 leke të reja do taksohet 23% mbi 70% të xhiros thënë më qartë (23%X70%) = 16.1 % te xhiros

Këto lloj taksimesh mbi xhiron e bëjnë këtë fashë kategorinë më të tatuar në vend!

Norma eficente e tatimit mbi xhiron sipas bilanceve që bizneset e medha deklarojnë me QKB, ne asnje rast nuk kalon 5% te xhiros. Pra, 2-3 here më pak se sa profesionet e lira.

Trajtimi i profesionistëve si armiq është politika e dëbimit të kujtdo që nuk kontrollohet dot nga qeveria. Profesionistët marrin përsipër gjithë rrisqet e biznesit, paguajnë taksa dhe tarifa, punojnë 365 ditë të vitit, çdo pushim e ka mungese në xhiro dhe çdo shpenzim të aktivitetit e mbulon me të ardhurat e veta.

Tani profesionet e lira do të marrin edhe barrën e pagesës për korrupsionin qeveritar, qe paratë e mundit të tyre të shkojnë në llogari of shore!