Një ditë pasi bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç është rrahur në Serbi.
Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga Agjensia e Inteligjenës Serbe, (BIA) serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.
Gjithashtu janë publikuar edhe videot e para të politikanit teksa lë një spital në kryeqytetin serb, Beogradin.
Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor Novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që politikani serb është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar edhe një herë, dy vjet më parë, me sa duket është mjeti i preferuar i likuidimit në Lindje, Novichok ndërsa i mbijetoi dy atentateve me eksploziv.
Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiçi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.
Ndërkohë, familjarët thonë se në mesin e personave të maskuar që përdhunuan Sanduloviçin, ai ka njohur edhe Milan Radoiçiçin, një nga organizatorët kryesorë të sulmit të dështuar në veri të Kosovës.
“Këtu keni foto ekskluzive të Nikollës pasi ajo doli nga VMA sot dhe erdhi në shtëpi. Shkaku i rrëmbimit dhe përdorimi i forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ishte video e publikuar nga shtrimi i luleve në memoriali i familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilin e kanë treguar gjatë rrahjeve me pistoleta, grushte, shkelma dhe shkelma me këmbë, në kokë, “Shtëpia është në ndërtesën e bia”, tha bashkëshortja Bojana Sanduloviç.