Vendosni fjalën kyçe....

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për gazetarin Qyno, avokati: Do të bëjmë rekurs


Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të gazetarit Elton Qyno.

Avokati Dorian Matlija thotë se gjykata ka marrë një vendim në kundërshtim me standardet e vendosura nga gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut.

Matlija tha se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs. Ndërsa do të kërkohet procedim disiplinor për dy gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme dhe Apelit, që firmosën këtë vendim.

 

KOMUNIKIM PËR MEDIAN:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 06.01.2024, ora 14:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.Q., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lejim sekuestroje…”, dhe vendosi:

1.Miratimin e vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2.Ndalimin e publikimit të këtij vendimi në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale.