Chelsea ka kaluar Preston në fazën 1/32 të FA Cup, pas suksesit 4-0. Pjesa e parë në Stamford Bridge (London) përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve. I aktivizuar si titullar, Armando Broja realizoi gol me kokë në minutën e 58-të, pas një krosimi të Gustos.
Festë me shqiponjë për yllin kuqezi dhe natyrisht, duartrokitje nga publiku. Të besuarit e Pochettinos vazhduan me spektaklin, pasi Silva, Sterling dhe Fernandez shënuan emrin në listën e golashënuesve.
Arbitri Bramall T sinjalizoi fundin e takimit pas 8 minutash shtesë, me Chelsean që tashmë duhet të fokusohet te ndeshja e radhës. Në fakt, Broja me shokë do të përballen me Middlesbrough pas pak ditësh, në një kompeticion tjetër si EFL Cup.