Vendosni fjalën kyçe....

Batuta e Trump: Kam më shumë aktakuza se Al Capone


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë rastet e shumta penale kundër tij, duke u thënë mbështetësve se ai është ndjekur penalisht më ashpër se gangsteri famëkeq i Çikagos, Al Capone. Ai i bëri komentet e tij në një tubim në Iowa përpara garës së parë të vitit zgjedhor.

“Unë kam më shumë aktakuza se Al Capone, a keni dëgjuar ndonjëherë për Al Caponen?” pyeti Trump mbështetësit në Mason City të premten.

“Alphonse Capone… por unë e kam më keq se Al Capone,” vijoi ai.

“Kjo nuk ishte kurrë në planin tim. Unë po akuzohesha aq shpejt sa nuk e dinim nga dreqin po vinin. Nëse do fluturoja mbi një shtet blu, të nesërmen do kisha një fletëthirrje,” tha ai, teksa turma gajasej.

Me njëmbëdhjetë muaj të mbetura deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, Trump po përballet me më shumë se 90 akuza penale në dy raste federale, në lidhje me nxitjen e tij të supozuar të trazirave të janarit 2021 në Capitol Hill dhe keqpërdorimin e tij të dyshuar të dokumenteve të klasifikuara, si dhe një mori padish civile.

Ai i ka hedhur poshtë aktakuzat federale si një “përpjekje patetike nga familja kriminale Biden dhe Departamenti i tyre i Drejtësisë që po përdoret për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2024”.

Trump mbajti dy mitingje në Ioëa të premten, gjatë të cilave ai u kërkoi banorëve të shtetit që të merrnin pjesë në grupet republikane të javës së ardhshme dhe mbështesin kandidaturën e tij për presidencën.

Zgjedhjet e Iowa-s janë gara e parë e sezonit primar dhe sondazhet e fundit e tregojnë atë me një epërsi komanduese prej 32 pikësh ndaj rivalit të tij më të afërt republikan, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis.

Disa orë përpara se Trump të fliste në Ioëa, Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim të tijin në Pensilvani, në të cilin ai pretendoi se demokracia amerikane ishte “gati e humbur” kur mbështetësit e Trump u revoltuan në Kapitol tre vjet më parë.

Trump argumentoi se Biden është “kërcënimi i vërtetë për demokracinë”, duke përmendur aktakuzat kundër tij dhe dënimet e ashpra të dhëna për pjesëmarrësit jo të dhunshëm në trazirat e Kapitolit.