Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, Xhemal Loka mohon akuzat në polici


Bashkëshorti i Bedrie Lokës që i dha fund jetës duke pirë fostoksinë është marrë sërish në pyetje nga policia e cila po kërkon të zbardhë arsyet reale që çuan 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Xhemal Loka, nën arrest nga policia ka mohuar akuzën se ka ushtruar dhunë psikologjikë ndaj bashkëshortes së tij.

45-vjeçari gjatë marrjes në pyetje thotë se shkak është bërë bullizimi në rrjetet sociale.

‘Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.’- ka deklaruar ai, raporton Shqiptarja.com.