Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me snajper në ballkonin e shtëpisë 22-vjeçari në Vlorë (Video)


Ballkoni i banesës ku u qëllua me snajper Gëzim Sinomati

22-vjeçari Gëzim Sinomati, djali i Sokol Sinomatit, një personazhi shumë të njohur në Vlorë në vitet ’97, është ekzekutuar me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit ndërsa i riu sapo kishte dalë në ballkonin e banesës në katin e tretë kur është qëlluarme pushkë me dylbi.

22-vjeçari nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Belgjika.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën ‘Buzderri’, një personazh shumë i njohur në vitet ’97 në Vlorë.

Sokol Sinomati ka qenë pjesë e bandës së Gazmed Brakës i njohur me nofkën ‘Gaxhai’. Pjesë e grupit të Gaxhait kanë qenë asokohe edhe Armando Sulejmani alias ‘Çipuri’, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu e Alfred Nebiu alias ‘Kakami’.

Përplasjen më të fortë ata e kanë pasur më bandën e Zani Çaushit.

Sokol Sinomati e Armando Sulejmani i shpëtuan dënimit me burg përjetë dhe u liruan nga burgu në vitin 2014 pasi kishin kryer 16 vite burg.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve, informon policia e Vlores.”