Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë viktima me iniciale G.F. është gjetur brenda një pallati të pabanuar.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Njoftimi
“Më datë 07.01.2024, në rrugën “Njazi Meka”, në një pallat të pabanuar, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. F., 52 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”