Muaji i parë i vitit është tradicionalisht një kohë ndryshimesh dhe zgjidhjesh. Anëtarësimet në palestër rriten, njerëzit kërkojnë punë të reja në numër rekord dhe abstenimi nga alkooli dhe mishi bëhet një argëtim popullor.
Por gjatë gjashtë viteve të fundit, kjo periudhë është shënuar edhe nga “Januhairy”, një nismë që sfidon gratë të mos përdorin brisqet ose makinat e heqjes së qimeves për këtë muaj.
Pavarësisht nga emri, mesazhi është mbajtja e qimeve dhe llogaria zyrtare e fushatës në Instagram, e cila ka mbi 40,000 ndjekës, poston pamje të grave që festojnë mosheqjen e tyre.
“Januhairy është çliruese sepse të bën të mendosh për mënyrën se si e trajton trupin dhe pse,” tha themeluesja e Januhairy Laura Jackson për gazetën britanike Metro në 2021, duke shtuar: “Ndoshta së shpejti do jemi në një pikë ku njerëzit mund të bëjnë atë që duan në lidhje me qimet e trupit dhe nuk do kemi nevojë as të flasim për këtë. Kjo do të ishte diçka e jashtëzakonshme.”
Ndërsa ka dëshmi të egjiptianëve të lashtë, romakëve dhe evropianëve të epokës së Rilindjes që praktikonin heqjen e qimeve, status quo-ja për gratë në Perëndim – domethënë se nënsqetullat pa qime, këmbët, linjat e bikinit dhe buzët e sipërme janë më të pranueshme nga shoqëria – erdhi pasi burrat u kthyen nga Lufta e Parë Botërore me brisqe njëpërdorimshe, me gratë që eksperimentuan me to.
Moda po ndryshonte gjithashtu, me veshjet që zbulonin më shumë lëkurë – bluzat pa mëngë që zbulonin sqetullat për shembull, dhe fustanet më të larta që tregonin më shumë nga këmbët.
Prodhuesi i makinave të rrojes, Gillette pa një mundësi të artë dhe në vitin 1915 hodhi në treg “Milady Decolette”.
“Ishte një vendim shumë i vetëdijshëm nga Gillette për të zgjeruar në mënyrë agresive tregun e tyre për gratë,” tha Breanne Fahs, një profesore e grave dhe studimeve gjinore në Universitetin Shtetëror të Arizonës, në një intervistë telefonike me CNN.