Milani ka vijuar trendin e rezultateve pozitive duke mposhtur në transfertë Empolin.
Kuq e zinjtë fituan me rezultatin 0-3.
Golin e parë e shënoi Loftus Cheek në pjesën e parë në minutën e 11’.
Më pas mesfushori u bë protagonist edhe në golin e dytë ku topi i gjuajtur prej tij takoi dorën e lojtarit të Empolit në zonën e 16 metërshit. Arbitri akordoi 11 metërsh vetëm pas konsultimit me VAR.
Më pas Giroud shndëroi në gol penalltinë në minutën e 31’.
Në pjesën e dytë goli i tretë do të vinte në fundin e sfidës në minutën e 88’ nga i riu Traore pas një kundërsulmi dhe asisti të dhënë nga Pulisic.
Me këtë fitore Milani konsolidon pozitat në vendin e tretë në renditjen e Seria A. Ndërsa Empoli ndodhet në vendin e parafundit të tabelës.