Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave në Gaza nga sulmet izraelite arrin në mbi 22,800


Të paktën 22,835 palestinezë janë vrarë dhe 58,416 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Një deklaratë e ministrisë tha se 113 persona janë vrarë dhe 250 të tjerë janë plagosur në sulmin izraelit në 24 orët e fundit.

Izraeli ka vijuar sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi i befasishëm ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se sulmet e Hamasit kanë vrarë rreth 1200 izraelitë.

Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, me 60% të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur mes mungesës së menjëhershme të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve për shkak të një bllokade të vazhdueshme.