Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria-bizneseve: Jo më ujëra të zeza në det, liqen e lumë. Impiant brenda 3 muajsh ose gjobë e heqje licence


Qeveria ka miratuar një akt normative për sa u përket ujërave të zeza nga hotelet e lokalet buzë detit, liqeneve ose lumenjve.

Akti përcakton se të gjitha bizneset pranë detit, liqeneve ose lumenjve  duhet të ndërtojnë impiante përpunimi për ujërat e zeza brenda 3 muajve të ardhshëm, ndërsa gropat septike nuk do ekzistojnë më.

Në rast se impiantet në fjalë nuk ndërtohen brenda afatit atëherë bizneset në fjalë do ndëshkohen  me gjobë deri në heqjen e licencës, shkruan Shqiptarja.

Gjobat shkojnë nga 15 mijë deri në 26 mijë euro. Po kështu edhe bizneset që janë në proces ndërtimi nuk do u jepet leja e përdorimit të projektit deri në ndërtimin e impiantit.

Grupi mbikëqyrës do jetë fillimisht për një periudhe njëvjeçare.

Pas gjobës binzeseve u lihet një periudhë dymujore për impiantin e nëse nuk plotësohen standardet atëherë do dënohen me gjobë, me vlerë dyfishin e masës së vendosur ndaj subjektit përkatës herën e parë.