Inteligjenca amerikane beson se shkarkimi i disa figurave të larta ushtarake kineze para Vitit të Ri ishte i lidhur me korrupsionin e përhapur në Ushtrinë Çlirimtare Popullore (PLA), ka raportuar Bloomberg, duke cituar njerëz të njohur me ngjarjen.
Problemi është më urgjenti brenda Forcës Raketore të Kinës, në të cilën janë bërë investime të mëdha vitet e fundit, tha agjencia në një shkrim të shtunën. Ai përmendi disa shembuj të korrupsionit brenda ushtrisë kineze, bazuar në vlerësimet amerikane.
Ndër të tjera, burimet e Bloomberg përmendën “atë se raketat kineze ishin mbushur me ujë në vend të karburantit” ndërsa pikat e hedhjes së raketave në Kinën perëndimore ishin me kapakë të dëmtuar që nuk do lejonin që municionet të lëshoheshin në mënyrë efektive.
Në fund të dhjetorit, Pekini njoftoi shkarkimin e nëntë zyrtarëve të lartë amerkanë, pesë prej të cilëve ishin të lidhur me forcën raketore.
Të dielën, Kina futi në listën e zezë pesë kompani amerikane të industrisë së mbrojtjes në përgjigje të “veprimeve të gabuara të ndërmarra nga SHBA-së”, të cilat, sipas Pekinit, përfshinin shitjet e vazhdueshme të armëve nga Uashingtoni në Tajvan dhe sanksionet amerikane ndaj firmave kineze.