Shumica e gjërave të ngrënshme piqen më mirë në skarë, por deri më tani askush nuk kishte menduar ndonjëherë ta zbatojë këtë logjikë për kubat e akullit.
Një kuzhinier kinez vendosi të eksperimentojë, duke habitur jo pak kureshtarët e shumtë.
Në tregun e natës Yangfan në Changsha, një shitës mund të shihet duke përgatitur kubat e akullit, duke pranuar se ata nuk kanë asnjë shije dhe se shumica e njerëzve thjesht i blejnë ato për risinë që ofrojnë.
“Këto kuba akulli janë absolutisht të pangrënshëm, ne thjesht i gatuajmë për të tërhequr klientët”, tha shitësi, duke dëshmuar se disa njerëz do të hanë gjithçka nëse është në modë. Vetëm shikoni veganët.