Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat mbi iPhone-t në SHBA, Apple fillon të paguajë kompensim


Apple ka filluar të paguajë kompensim bazuar në një marrëveshje me një grup paditësish mbi pretendimet se ka ngadalësuar qëllimisht softuerin në disa pajisje iPhone në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani do t’i kushtojë 500 milionë dollarë ose 394 milionë paund, raporton sot BBC.

Secili nga përdoruesit, pra paditësit në padinë e përbashkët kundër Apple, do të marrin 92 dollarë, pra 72 paund.

Apple pranoi të zgjidhte padinë në vitin 2020, duke hedhur poshtë çdo pretendim për keqbërje.

Një proces gjyqësor i ngjashëm është në pritje në Mbretërinë e Bashkuar, ku paditësit kërkojnë 1.6 miliardë paund.

Padia amerikane daton që nga viti 2017, kur Apple konfirmoi dyshimet se po ngadalësonte qëllimisht disa modele të iPhone pasi u publikuan të reja.

Kompania, për të shmangur akuzat për ngadalësimin e qëllimshëm të disa pajisjeve iPhone pa njoftuar përdoruesit, ka rënë dakord të zëvendësojë bateritë me çmime më të ulëta për të reduktuar “bujën”, sipas BBC. Kjo çoi në veprime ligjore dhe pas akuzave të para se përdoruesit mund të merrnin 25 dollarë si kompensim, pagesa pas shlyerjes do të jetë pothuajse katërfishi i shumës.

Në MB, Apple humbi një proces gjyqësor në nëntor që u përpoq të bllokonte një padi të ngjashme masive.

Çështja u ngrit nga Justin Gutman në qershor 2022 dhe padia përfaqëson rreth 24 milionë përdorues të iPhone.

Ndryshe nga marrëveshja amerikane, e cila vlen për pajisjet iPhone 6 dhe 7, padia britanike kërkon kompensim për përdoruesit e pajisjeve iPhone 8, 8 Plus dhe X.