Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku 25 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një kamioni me një autobus.
Aksidenti ndodhi pranë kryeqytetit në Bahia, në Salvador, raportojnë mediat e huaja.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie, gjest ngushëllimi dhe solidariteti me familjet e prekura.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike.