Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se qeveria që ka vrarë shpresën dhe propaganda se jemi më “mirë” se BE.
Sula i është referuar një sondazhi, ku vetëm 30% e qytetarëve besojnë se ky vit do të jetë më i mirë për ekonominë e tyre familjare, ku shkruan se rezultatet nuk janë si pritshmëritë e qeverisë.
Ndër të tjera ai shprehet se këto të dhëna janë edhe një mesazh për opozitën, e cila duhet të jetë një alternativë për shqiptarët.
Postimi i plotë:
Qeveria që ka vrarë shpresën dhe propaganda se jemi më “mirë” se BE.
Prej disa ditësh shqiptarët po përballen me një zaptim të minutazheve në media me konferenca maratonë për ti “mbushur” barkun me arritje imagjinare dhe se sipas këtyre mirëqënia dhe ekonomia jonë po rivalizon edhe BE, e botën.
Realiteti në fakt është shumë më ndryshe. Zymtësia është panorama që ka mbuluar gjithë vendin. Kjo qeveri ka vrarë shpresën dhe ambiciet.
Për koicidencë apo jo, në ditët që qeveria mburret për arritjet dhe prioritetet që ka për 2024, revista me profil ekonomiko/social “Monitor” ka bërë një sondazh për pritshmëritë e vitit 2024.
Rezultatet nuk janë si pritshëmritë e qeverisë!
Vetëm 30% e qytetarëve besojnë se ky vit do të jetë më i mirë për ekonominë e tyre familjare. Pjesa tjetër që janë shumica kanë pritshëmri të ulëta. E thënë më drejtëpërdrejtë nuk kanë shpresë se do të qeverisen, do të jetojnë më mirë. Nuk kanë shpresë se paga e tyre do rritet, se paga e tyre do mjaftojë për një të plotësuar kushtet e tyre.
Ka qenë një fakt ndonëse i keq por i njohur që pritshëmritë më të ulta ti kishin ata me arsim më të ulët.
Ndërkohë ky sondazh jep një të dhënë edhe më dëshpëruese. Edhe profesionistët, intelektualët janë pesimistë. Edhe ata kanë humbur shpresën se kontributi I tyre do të vlerësohet në Shqipëri. Vetëm 38% e votuesve në që janë përgjigjur në platformën “Linkedin”, janë shprehur se presin që viti 2024 të jetë më i mirë për ekonomitë e tyre. Mbi 60% të tjerë nuk kanë shpresë. Duhet të sqarojmë se “Linkedin” është një platformë që përdoret kryesish profesionistët, intelektualët për të prezantuar aftësitë e tyre në profesion. Në një farë mënyre është një treg me profesionistë. Por edhe këta sic thonë shifrat e sondazhit janë pesimistë.
– Këto informacione na dëshmojnë se kjo qeveri i ka vrarë shpresën, të ardhmen shqiptarëve.
– Por këto të dhëna janë edhe një mesazh për ne opozitën që duhet të jemi alternativa për ta. Të bëhemi alternativë dhe shtylla ku ata të mbështeten dhe jo të largohen por që së bashku ta ndryshojmë situatën.