Vendosni fjalën kyçe....

Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Unioni Demokratik i Shqiptarëve në Mal të Zi: Të zbardhen menjëherë rrethanat


Unioni Demokratik i shqiptarëve në Malin e Zi ka reaguar ndaj rrahjes barbare të tre të rinjve shqiptarë, duke kërkuar një shpjegim për incidentin. 

Kreu i unionit, Mehmet Zenka, e cilëson sulmin të papranueshëm dhe kërkon nga autoritetet dhe kryeministri Milojko Spajiç që të zbardhen menjëherë rrethanat.

“DUA u bën thirrje urgjentisht organeve përgjegjëse si dhe kryeministrit Milojko Spajiç dhe ministrit të Punëve të Brendshme Danilo Saranoviç që të marrin të gjitha masat e duhura për të zbardhur rrethanat e sjelljes së papranueshme ndaj tre shtetasve shqiptarë. Duam të dimë se cili është shkaku i këtij qëndrimi”, thuhet në njoftim.