Vendosni fjalën kyçe....

“Do të bëj të vrasësh veten”, vetëvrasja e Bedrie Lokës, dëshmia e 4 fëmijëve: Babi e rrihte me grushte dhe shkelma


Organi i akuzës ka në dorë dëshminë e 4 fëmijëve të Xhemal dhe Bedrie Lokës, e cila i dha fund jetës. Këto dëshmi janë prova kyçe, që vërtetojnë dhunën sistematike që i ati ka ushtruar ndaj nënës së tyre, e cila u vetë vra në 2 janar duke pirë fotoksinë.

Katër fëmijët e çiftit kanë zbuluar të gjithë tmerrin e kaluar. Madje njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune.

Sipas fëmijëve katër ditë para vitit të Ri i ati e ka goditur me grushta shkelma dhe kërcënuar se do ta vriste.

“Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi… krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras … e ka ofenduar me fjalë të rënda… e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”,

Më 1 janar, pas vitit të ri skenat e sherrit dhe dhunës janë përsëritur në mbrëmje ndërsa në orët e para të mëngjesit të 2 janarit gruaja ka vendosur ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

“Më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im … dhe të gjyshja ime … ka qenë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që ske për të shku”, “Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)” ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokurorisë. 

Edhe fëmija tjetër ka dëshmuar dhunën e 1 janarit 2024

“Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshesh dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 deri nga ora 23:00″ ka dëshmuar fëmija tjetër.

Ndërkohë një vit më parë 45 vjeçari e i kishte marrë në celular dhe i kishte thënë do të të bëj të vrasësh veten.

“Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im’ ka dëshmuar fëmija në prokurori më 5 janar, një ditë para arrestimit.

Edhe djali i vogël i çiftit ka filmuar momentet e dhunës dhe videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon Samsung… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.

Organi i akuzës ka në dorë dëshminë e 4 fëmijëve të Xhemal dhe Bedrie Lokës, e cila i dha fund jetës. Këto dëshmi janë prova kyçe, që vërtetojnë dhunën sistematike që i ati ka ushtruar ndaj nënës së tyre, e cila u vetë vra në 2 janar duke pirë fotoksinë.

Katër fëmijët e çiftit kanë zbuluar të gjithë tmerrin e kaluar. Madje njëri prej fëmijëve ka filmuar dhe një moment dhune.

Sipas fëmijëve katër ditë para vitit të Ri i ati e ka goditur me grushta shkelma dhe kërcënuar se do ta vriste.

“Më datë 27 dhjetor 2023, kur ka ardhur babi krijoi konflikt me mamin se kishte dëgjuar llafe të njerëzve të tjerë për mamin. I ka thanë mamit lloj lloj fjalësh, i ka thënë do të vras  e ka ofenduar me fjalë të rënda e ka goditur mamin me grushta dhe me shkelma”,

Më 1 janar, pas vitit të ri skenat e sherrit dhe dhunës janë përsëritur në mbrëmje ndërsa në orët e para të mëngjesit të 2 janarit gruaja ka vendosur ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

“Më datë 1 janar, pas vitit të ri … babi është zënë përsëri me mamin sepse i thoshte se nuk do shkosh te daja im … dhe të gjyshja ime … ka qenë ora rreth 22.00 deri rreth orës 23.00 ku babi duke bërtitur e ulëritur i thosh që ske për të shku”, “Babi im e shante e ofedonte me fjalët nga më të ndyrat… i thosh që ke dashnor, i thosh që ty të ka kap vëllai jot dhe se ti shkon nëpër hotele me atë (dajën)” ka dëshmuar i biri, shkruhet në dosjen e prokurorisë. 

Edhe fëmija tjetër ka dëshmuar dhunën e 1 janarit 2024

“Mami dhe babi gjithnjë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Gjithmonë debatonin, madje edhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ka bërë një debat të fortë. Nuk e lejonte mamin të shkonte te shtëpia e gjyshesh dhe filloi ta shante dhe ofendonte. Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19:00 deri nga ora 23:00″ ka dëshmuar fëmija tjetër.

Ndërkohë një vit më parë 45 vjeçari e i kishte marrë në celular dhe i kishte thënë do të të bëj të vrasësh veten.

“Një vit më parë, kur babi ka qenë në Greqi, e ka marrë mamin në celular dhe i ka thënë do të të bëj të vrasësh veten, mbaje mend. Shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im’ ka dëshmuar fëmija në prokurori më 5 janar, një ditë para arrestimit.

Edhe djali i vogël i çiftit ka filmuar momentet e dhunës dhe videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.

“Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon Samsung… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”, shkruan Panorama.