Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi letër presidentit: Ktheni për rishqyrtim ligjin për komisionet hetimore


Deputeti i opozitës Gazment Bardhi I ka dërguar një letër presidentit të Republikës ku I kërkon të kthejë për rishqyrtim në kuvend ligji për komisionet hetimore.

Në letrën e tij prej 7 faqesh që mban datën 8 janar renditen arsyet pse e konsideron antikushtetues.

Ligji i propozuar dhe miratuar vetëm me votat e socialistëve, ka në vetvete tre qëllime kryesore:

“Ligjërimin e vendimmarrjeve antikushtetuese të deritanishme për rrëzimin e kërkesave të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore;

Vendosjen nën kontroll të plotë të mazhorancës të drejtën e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore; dhe në rast të ngritjes së komisioneve hetimore, pamundësimin e ushtrimit të kontrolli hetimor parlamentar efektiv” argumenton  Bardhi.