Hasan Dakaj, ish-ushtari i UÇK-së, i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.
Këtë e ka konfirmuar avokati i tij, Xhevdet Smakiqi teksa zbuloi po ashtu se do të ushtrohet e drejta për apelim ndaj masës.
“Ai ndodhet në Beograd në qendrën e paraburgimit nga Kushumli e kanë dërguar. Mbrëmë vonë unë kam marrë informacion nga avokati i caktuar nga shteti serb që i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tash ka me ushtruar ankesë”, u shpreh Smakiqi.
Nga Prokuroria serbe pretendohet se Dakaj ka kryer krime lufte si në vitin 1999 kur ai ishte vet 19 vjeç.