Vendosni fjalën kyçe....

Ishte duke ekspertuar në metalurgjik, dëmtohet 58-vjeçari në Elbasan


Një 58-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë ekspertimit në kompaninë e shkrirjes dhe përpunimit të metaleve në Elbasan.

Shtetasi Mikel Caku i cili është edhe vëllai i ish-ministres së Arsimit, Evis Kushi me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit është dëmtuar nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit.

58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan/Më datë 08.01.2024, në spitalin e Elbasanit, ka shkuar për asistencë mjekësore shtetasi M. C., 58 vjeç banues në Elbasan.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe grupi hetimor kanë shkuar në spital dhe më pas në vendngjarje dhe kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në ambientet e “Kurum”, shtetasi M. C., 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.