Fëmija i mitur i çiftit Loka ka filmuar një nga momentet e dhunës që babai i tij ushtronte ndaj të ëmës, Bedrije Lokës.
Në videon e publikuar nga Balkan Web, Xhemal Loka shihet në këmbë, i përkulur me gishtin drejtuar nga bashkëshorja, që ndodhet e ulur në divan dhe djali i tyre ndodhet në mes, duke mbajtur të atin që të mos i afrohet më shumë.
Djali i vogël i çiftit i cili ka filmuar momentet e dhunës i ka treguar prokurorisë se videon ia ka dërguar më pas motrës së tij të martuar.
Ato gjithmone ziheshin me njëri tjetrin”, si dhe “unë kam bërë me celularin tim ca video dhe ja kam çuar motrës sime ku i thosha ja ça po bën mami me babin, i thosha hajde se po zihen”, duke theksuar “une kam një telefon “Samsung”… dhe me këtë celular unë kam bërë video dhe ja kam çuar motrës kur babi u zinte me mamin”, si dhe “telefoni im është në polici… e ka marrë babi… dhe ka thënë që është i veti”.
Prokuroria ka në dorë dhe dy video të tjera të cilat vërtetojnë dhunën që 45 vjeçari ushtronte ndaj gruas e cila i dha fund jetës me fotoksinë në orët e para të 2 janarit 2024.
Ngjarja u bë publike më 5 janar, dhe menjëherë prokuroria nisi marrjen në pyetje të familjarëve të viktimës. Kanë qenë pikërisht fëmijët që kanë treguar se dhuna si psikologjike dhe fizike që i ati ushtronte ndaj të ëmës ka qenë e përsëritur. Dy herët e fundit ishin ato të 4 ditëve para vitit të ri ku e kishte kërcënuar se do e vriste. Madje dhe një natë para, se të vetëvritej me fotoksinë, ata kanë bërë sherr dhe i ati nuk donte ta linte të shkonte tek e ëma dhe vëllezërit e saj, shkruan Shqiptarja.com.