Teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmë Vlorën, ku një i ri mbeti i vrarë në banesën e tij, të tjera detaje dalin në dritë. Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Sipas informcioneve se zona në fjalë gjatë momentit kur ndodhi ekzekutimi i të riut, i cili ishte në ballkonin e banesës duke pirë cigare kur u qëllua me një plumb në kokë, ishte në errësirë të plotë për shkak se nuk kishte drita.
Ndërkohë, nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëj me krimin. Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait.
Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës.
Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.
Policia ka ngritur postobllok në pikat kyçe të qytetit, por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe strukturat FNSH dhe RENEA.