Vendosni fjalën kyçe....

U raportua e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 41-vjeçares në Greqi, arrestohet partneri


Trupi i një 41-vjeçareje e cila u raportua e zhdukur është gjetur në një sënduk në një zonë pyjore të Halkidikit, në Greqi. Viktima u raportua nga bashkëshorti i saj i dytë si e humbur pasi nuk ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e 1 janarit pasi kishte përfunduar punën. E ndjera ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzënë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri.

Sipas Protothema.gr për vrasjen e saj është arrestuar partneri i saj dhe një nga miqtë e tij. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh. Më vonë ka thënë se Gjeorgjia i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur.

Menjëherë pas zhdukjes së 41-vjeçares, policia greke nisi hetimet, ku nga këqyrjet e kamerave të zonës, i dashuri i saj dhe miku i tij janë parë duke dalë nga shtëpia duke mbajtur një sënduk. Policia më pas kontrolloi shtëpinë ku gjeti gjurmë gjaku, flokët me ADN-në e gruas.

Gjatë dëshmisë në polici, miku i autorit të dyshuar tha se çifti kishte dallime financiare, ndërsa pohoi se ka pasur edhe dhunë në familje. Partneri i viktimës ishte denoncuar edhe nga vetë motra e tij pasi ai e ka dhunuar se nuk i jepte para dhe si pasojë ajo ka përfunduar në spital.