Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet dinamika/ Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, si tentoi të arratisej burri i të ndjerës pas ngjarjes



Të tjera detaje janë zbuluar, ngjarjen e rëndë ndodhur pak dirë më parë në Durrës, ky 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fostoksinë.

Pas hetimeve të policisë, policia vuri në pranga bashkëshortin e saj, pasi ka dyshime të forta se ishte pikërisht ai që e ka shtyrë nënën e katër fëmijëve të tij drejt aktit të vetëvrasjes.

Sipas informacioneve në banesën e Xhemal Lokës, në anën jugorë të banesës, në kotecin e pulave është gjetur e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatik “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”.

Po ashtu në të njëjtin vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve balistike.

Po ashtu mësohet se teksa Xhemal Loka ishte shoqëruar tashmë në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë.

Sipas grupit hetimor, marrë shkas nga konteksti i ngjarjes, dyshohet se Loka me këto para do të arratisej jashtë shtetit, për t’ju fshehur procesit hetimor.

Gjithashtu janë zbardhur edhe dëshmitë tronditëse të dy fëmijëve të mëdhenj të Xhemal dhe Bedrie Lokës, ku kjo e fundit në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Djali i çiftit tha se babai i tij teksa ishte në Greqi një vit më parë e ka kërcënuar nënën duke i thënë se; do ta bënte që të vriste veten.

Ndërmjet bashkëshortëve Loka konfirmohet edhe nga deklarimet e fëmijëve të tyre. Në deklarimet e tij të datës 05.01.2024, djali i çiftit Loka pohoi se natën që nëna e tij tentoi vetëvrasjes mes prindërve ka pasur debate të forta.

 “Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri tjetrin e nuk i kanë pasur mirë marrëdhëniet. Gjithmonë debatonin. Madje dhe një ditë para se të vdiste mami, një ditë para se të pinte helm, ata bënë një debat të fortë me mamin … se nuk e lejonte mamin të shkonte të shtëpia e gjyshes dhe filloi duke e sharë dhe ofenduar. 

Debati atë natë ka zgjatur nga ora 19 pak a shumë, deri në orën 23:00. Babi kur ka qenë në Greqi, gati një vit më parë, ka marrë në celular mamin dhe i ka thënë që; unë ty do të bëj të vrasësh veten, mbaje mend”, duke theksuar “shkaku i këtij veprimi ka qenë se mami ka qenë shumë herë e kërcënuar dhe e ofenduar nga babi im … mami ka pasur konflikte të herë pas hershme me babain.”, është shprehur djali.