Vendosni fjalën kyçe....

Astrobotic heq dorë nga zbarkimi i anijes kozmike në hënë, shkak rrjedhja e karburantit


Astrobotic ka hequr dorë nga zbarkimi i anijes së tyre kozmike Peregrine-1 në Hënë, pasi pati rrjedhje të konsiderueshme karburanti.

Problemi nisi që në orët e para të udhëtimit të anije kozmike, ndërsa tanimë ata janë shprehur se nuk ka asnjë shans që anija të realizojë misionin e saj.

“Duke pasur parasysh rrjedhjen e karburantit, për fat të keq, nuk ka asnjë shans për një ulje në hënë”, tha Astrobotic në një deklaratë.

Peregrine Misiion 1 u ngrit në Florida me një raketë të re Vulcan në orën 07:18 të mëngjesit me orën e Mbretërisë së Bashkuar të hënën (8 Janar).

Ajo synohej të ishte anija e parë kozmike amerikane që do të ulej në sipërfaqen e Hënës që nga viti 1972 dhe e para nga një kompani private.

Ky do ishte udhëtimi i parë me qëllime biznesi që do të zbarkonte me sukses së Hënë, diçka që deri më tani vetëm katër vende e kanë arritur.