Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga dritarja e banesës: Blendi Gonxhe, hajdut i papërmbajtur, Rama e shpalli super ministër me tre portofole


Ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës së tij ka komentuar edhe emërimin e Bledi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Sipas Berishës, Blendi Gonxhja është “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.

Pjese nga fjala e Berishës

Edi Rama ka nisur karrierën e tij politike mbi krimin. Ka vazhduar karrierën e tij politike i bazuar në krimin. Sepse Edi Rama fitoren zgjedhore ua detyron bandave dhe krimit. Sepse Edi Rama parajsën e tij e ka ndërtuar mbi paratë e drogës dhe krimit.

Aleanca e pushtetit me krimin njohur këto dy ditë një moment tjetër kulmor.

Një bajloz i vjedhjes, një nga hajdutët më të papërmbajtur të Shqipërisë, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me tre portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, cilido që u kujtohet çift i 20% Rama-Gonxhe, nuk ka harruar vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën. 

Gjatë këtyre viteve Blendi Gonxhe u dallua mbi të gjitha për vjedhje më të papërmbajtura. Pas Ramës dhe Veliajt ai është hajduti i tretë më i madh i kombit shqiptar.

Dhe tani, Ekonomia, Kultura, Inovacioni i dorëzon në duar një personi që di para së gjithash dhe mbi të gjitha të vjedhë dhe vetëm të vjedhë. Sot në Tiranë, në Shqipëri, jashtë saj janë me qindra, mijëra shqiptarë të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës, në ekonomi, financë, inovacion.

Po si ka mundësi, si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm, vjedhjen.

Si mundet që kultura e kombit që për çdo vend përbën një shtyllë esenciale të ekzistencës kombëtare, ti dorëzohet një njeriu që ka për profesion vetëm hajninë. Si mundet që inovacioni ti dorëzohet një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSH-it.

Janë rastësi këto? Jo nuk janë. Është kodi i Edi Ramës.

Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të firmosë, vjedhjen, përvetësimin e pasurive kombëtare të shqiptarëve. Edi Ramës i duhet Gonxhe sepse duhet të vejë në kontroll të plotë të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllime të tij dhe familjes së tij.

U ndala sonte në këto momente të cilat në pamje të parë, janë thjeshtë emërime ministrash. Në të vërtetë jo, janë kulme të zeza të aleancës së pushtetit me krimin që ka vendosur sot mbi shqiptarët dhe Shqipërinë, diktaturën e krimit, diktaturën më të keqe siç thonë studiuesit mes disa llojeve të diktaturave.