Vendosni fjalën kyçe....

Del nga SPAK pas rreth 8 orësh, Beqaj: Besoj se hetimet janë të ngushta, të shtrihen në dy pjesë



Prej më shumë se tetë orësh, ish-mistri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Nisja e atyre çfarë pretendohet në masën e sigurisë ndaj meje, janë raportet e KLSH-së. Gjithashtu besoj se hetimet, janë ende shumë të ngushta. Është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari, nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vite e gjysmë u mbajt në qese ai central dhe nuk u vu në punë.

Por, tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit nga zbatimi i kësaj kontrate. Sot komunikuam me prokurorët dhe më konfirmuan që do të kem ato sende që mu sekuestruan më 28 tetor, por që lidhin me vazhdimin e sterilizimit, dy dokumente udhëtimi me jashtë shtetit që sot i mora dhe e dyta pasi të përfundojnë inspektimet elektrike të pajisjeve do të më kthehen. Sot u sqarua që gazi dhe aneksi 8, kanë lidhje me sterilizimin dhe asgjë tjetër”, tha Beqaj.