Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i Gëzim Sinomatit në Vlorë, dyshohet për vrasës me pagesë, te makina e autorëve u gjet bllok betoni


Gëzim Sinomati, 22-vjeçari që u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës (7 janar) do të përcillet sot për në banesën e fundit. I riu u qëllua me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip ‘BMË X3’ e vjedhur me targa të dubluara.

Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m. Sipas Shqiptarja.com Armand Xhelili, thonë se në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.

Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist! Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gaboi. Dyshohet po ashtu se është vrasës profesionist me pagesë. Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri në këto momente.

Janë mbledhur thuajse 50 kamera sigurie të bizneseve, por edhe qytetit me qëllim i identifikimi, por autorwt ende nuk janë identifikuar, pasi kanë qëndruar në zonë të pandriçuar dhe janë shmangur kamerave.