Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm që prej orën 09:00 në SPAK. Beqaj është shoqëruar në SPAK së bashku me avokatin Ermal Yzeiraj.

Nuk dihet nëse Ilir Beqaj është paraqitur në lidhje me hetimet për koncesionin e sterilizmit, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme ka caktuar maën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, apo në lidhje me hetimet e reja që po kryen SPAK për abuzimet në SASPAC, drejtoria e fondeve të huaja që drejtonte Beqaj.