Sekretari i Jashtëm britanik, Lord Cameron shprehet i shqetësuar se Izraeli mund të ketë shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza.
Zyrtari i lartë britanik tha se këshillat ligjore deri më tani sugjeronin që Izraeli kishte “përkushtimin, aftësinë dhe pajtueshmërinë me ligjin”, por në “shumë raste” kjo ishte në pikëpyetje.
I presionuar nga deputetët në parlamentin e Britanisë nëse ai kishte marrë këshilla duke thënë se Izraeli po shkel të drejtën ndërkombëtare, Lord Cameron nuk pranoi të përgjigjej. “A jam i shqetësuar që Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar apo çfarëdo tjetër? Po, sigurisht që jam i shqetësuar për këtë”, u shpreh ai.