Vendosni fjalën kyçe....

Persona të armatosur hyjnë brenda studios televizive në Ekuador, marrin peng stafin (Video)


Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Ekuador, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një studio televizive.

Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe kallëpe dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil, skenë e cila u përcoll në të gjitha shtëpitë e qytetarëve të Ekuadorit.

Sipas mediave të huaja personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.

Ata kanë bërtitur duke thënë se kanë me vete bomba, ndërsa mësohet se brenda studios janë dëgjuar të shtëna.