Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e punonjësit të minierës në Bulqizë, nis procedim penal për brigadierin 42-vjeçar


Policia e Bulqizës ka nisur procedim penal për 42-vjeçarin Gentjan Fishta, brigadier një subjekti minerar, pas plagosjes së një minator.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi L.D., 50 vjeç, (me profesion vagonist në minierë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për procedim penal për 42-vjeçarin pasi dyshohet se nuk ka respektuar rregullat dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, njofton policia.