Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohen simbolet e reja, cila është stema dhe toga e re e Gjyqtarëve Kushtetues


Gjykata Kushtetuese ka prezantuar simbolet e reja. Në mbledhjen e Gjyqtarëve u miratua përdorimi i stemës dhe togës së re të gjyqtarëve kushtetues.

Stema që do të përdoret zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese përmban simbolin e shqiponjës dykrenare me ngjyrë të artë dhe të kuqe. Mbi kokat e shqiponjës është vendosur përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. 

Në zemër të shqiponjës vendoset një medalje rrumbullake rreth e qark së cilës është shkruar Republika e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese dhe nën të modelohen gjethe të dushkut me ngjyrë jeshile, të cilat simbolizojnë fuqi, drejtësi dhe ndershmëri, në qendër të së cilës ngrihet mbi një sfond blu peshorja e drejtësisë. Në pjesën mbështetëse të peshores është i gdhendur viti 1992.

Gjithashtu, e konceptuar nën të njëjtën frymë është edhe toga e re e trupës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila përmban elementet e Flamurit Kombëtar dhe njëkohësisht reflekton funksionin e lartë kushtetues, institucional, intelektual dhe shoqëror të gjyqtarëve kushtetues.

Si ishte 

Si u bë