Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh qeverinë në Shëngjin, diskutojnë prioritetet për vitin 2024


Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Shëngjinin për të mbledhur kabinetin e tij si dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm të qeverisë.

Qeveria do të zhvillojë një takim dyditor për të diskutuar mbi të ardhmen dhe detyrat e lëna në takimin e ngjashëm të fundkorrikut në Tepelenë.

Përveç ministrave e zëvendësministrave, edhe kryetarët e komisioneve parlamentare, drejtues politikë dhe drejtorët pritet të jenë të pranishëm.

Ndër të parët në qytezën e qarkut Lezhë shkelën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Axhenda e plotë

Objektivi: Prioritetete punës për vitin 2024

Dita 1

09:30 – 10:00 Mbërritja e pjesëmarrësve

(Ministrat, drejtuesit politikë, Kryetarja e Kuvendit dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit)

-Fjala e Kryeministrit mbi sfidat e vitit 2024

-Debat

-Sekretari i Përgjithshëm i PS mbi procesin e ripërtëritjes në parti dhe problematikat

-Debat

-Kryetari i Grupit mbi problematikat e punës së Parlamentit

-Debat

13:00 – 14:30 Drekë – Konkluzionet e pjesës së parë

15:00  Prezantime

-Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton Adea Pirdeni

-Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i netëorkut) – Prezanton Enkeleda Imeraj

-Shërbimet (Mbi procesin e deregulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj

-Projekti pilot i regjistrimit të tokës – Prezanton Enertil Canaj

15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër temat e mësipërme

16:00 – 16:30 Pushim kafeje

16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023, objektivat e 2024 dhe ndarja e kompetencave të zëvendësministrave për t’u deleguar nga ministrat menjëherë pas retreat-it

20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)

Dita 2

08:00 – 09:00  Mëngjesi

09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit

12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar