Vendosni fjalën kyçe....

Takimi informal i qeverisë në Shëngjin, Rama shpalos prioritetet: Të jemi më të fortë në bazë


E gjithë mazhoranca socialiste është shpërngulur nga Tirana për në Shëngjin, ku për dy ditë me radhë, Kryeministri Rama, i gjithë kabineti qeveritar, grupi parlamentar, drejtues të drejtorive më të rëndësishme, dhe sekretariati i Partisë Socialiste do të kalojnë në sitë reformat, arritjet dhe objektivat për vitin 2024. 

Diskutimet me dyer të mbyllura nisën mëngjesin e kësaj të marte dhe do të vijojnë deri të mërkurën pasdite.

Fjalën i pari e mori Kryeministri, i cili skanoi punën e deritanishme, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë sidomos në lidhje me debatin parlamentar, në komisione dhe seanca plenare.

Forcimin e strukturave të Partisë Socialiste në bazë Kryeministri i cilësoi të rëndësishme, ndërsa burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rama ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vit kalendarik.

Pas Kryeministrit fjalën e ka marrë Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS, i cili ka folur për objektivat e socialistëve dhe organizimin e degëve ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi është fokusuar në analizën e punës në Kuvend, teksa theksin e vuri të rëndësia e ndërveprimit mes qeverisë dhe grupit parlamentar.

Çuçi ka bërë një bilanc sa interpelanca janë zhvilluar, sa mocione me debat, projektligjet e depozituara në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisë e sa prej deputetëve. Çuçi më tej, ka analizuar edhe prezencën e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione.

Socialistët kanë diskutuar këtë të martë edhe për sfidat në parlament, sidomos në drejtim të kaosit që krijon opozita dhe çdo të bëhet në vijim me ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar për t’u miratuar. Burime thonë se për PS varianti i mbledhjeve online të komisioneve parlamentare mbetet i zbatueshëm në çdo rast bllokimi nga opozita.

Paraditja e së mërkurës, në mbledhjen ku marrin pjesë mbi 70 funksionarë, do të jetë e dedikuar për konluzionet dhe detyrat, ndërsa takimi dyditor do të mbyllet me një mbledhje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar. I pranishëm në Shëngjin ishte edhe Blendi Gonxhja, i cili është në pritje të dekretit të Begajt për t’u bërë zyrtarisht ministri ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

 

Axhenda e plotë:

RETREAT QEVERITAR

15:00  Prezantime

  • Administrata Publike (Analiza dhe rezultatet e sondazheve për burimet njerëzore/propozimet për ndryshim) – Prezanton Adea Pirdeni
  • Inovacioni (Objektivat e Agjencisësë Inovacionit për vitin 2024 dhe funksionimi i networkut) – Prezanton Enkeleda Imeraj
  • Shërbimet (Mbi procesin e deregulimit të shërbimeve) – Prezanton Delina Ibrahimaj
  • Projekti pilot i regjistrimit të tokës– Prezanton Enertil Canaj

15:30 Pyetje dhe përgjigje/Diskutim mbi katër temat e mësipërme

16:00 – 16:30 Pushim kafeje

16:30 – 19:00 Debat në katër blloqet e qeverisjes mbi problematikat e trashëguara të 2023,objektivat e 2024 dhe ndarja ekompetencave të zëvendësministrave përt’u deleguar nga ministrat menjëherë pasretreat-it

20:00 – 21:00 Darkë (Ministrat, zëvendësministrat dhe drejtorët)

 

DITA 2

08:00 – 09:00  Mëngjesi

09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë tëpranishmit

12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar

*Dreka fastfood në tavolinën e punës