Vendosni fjalën kyçe....

U emërua ministër Ekonomie, Kulture e Inovacioni, Gonxhe: Privilegj e përgjegjësi e madhe


Drejtori i DPSHTRR-së Blendi Gonxhe shkruan se emërimi i tij si ministër është privilegj e përgjegjësi e jashtëzakonshme.

Ai shkruan se do punojë me pasion e përulësi për të shërbyer për më shumë qytetarë e sektorë në vend.

“Jam thellësisht i nderuar për vlerësimin e besimin e Kryeministrit Rama në këtë emërim kaq sfidues! Një privilegj që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi për të shërbyer me ide e zgjidhje për më shumë qytetarë e sektorë në vend.” – shkruan Gonxhe.

Ai u propozua si ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit nga kryeministri Rama pas një ndryshimi në qeveri.

Ministria e Kulturës është shkrirë me Elva Margaritin që largohet nga posti ndërsa Ervin Mete do jetë tashmë vetëm ministër Financash.