Kuvendi i Shqipërisë përmes një shkesë zyrtare ka njoftuar se mandati i deputetit Arben Ahmetaj ka përfunduar.
Në këtë shkresë drejtuar KQZ, sqarohet se mandati ka përfunduar para afatit, për shkak se në 6 muajt e fundit, Ahmetaj nuk ka qenë prezent.
Kujtojmë se ish-zëvendës kryeministri ndodhet në arrati prej 6 muajsh. Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale nga SPAK, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.
Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij.