Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e Sekretarii i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka janë takuar pak ditë më parëme aleatët.
Nisma e takimit ka qenë e kreut të PAA-së Agron Duka e gjatë tij është diskutuar mbi bashkimin e mundshëm të opozitës.
Ndërkohë që kreu i Rithemelimit Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, aleatët i kanë kërkuar dyshes Bardhi-Noka bashkimin e PD-së në një logo të vetme.
Megjithatë ky propozim është kundërshtuar nga Noka, i cili ka thënë se demokratët nuk mund të bashkohen me Lulzim Bashën i cili nuk ka bërë opozitë dhe ka punuar kundër kësaj të fundit, shkruan BW.
Megjithatë sipas aleatëve, bashkimi i të gjithë demokratëve maksimalizon votën e opozitës dhe e kthen atë në alternativë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.