Vendosni fjalën kyçe....

Arresti në shtëpi i Berishës, Gjykata e Posaçme zbardh vendimin


Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin për ish-kryeministrin Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Raporti pritet të tërhiqet nesër nga avokatët e Berishës dhe t’i dorëzohen këtij të fundit. Sipas vendimit,

Berisha në cilësinë e kryeministrit nuk i është bindur gjykatës kur është thirrur duke e sfiduar autoritetin e gjykatës.

Po kështu për shkak të ndikimit e funksioneve mund të prishë ose asgjësoja provat e çështjes për të cilën hetohet.

Gjykata vëren se Berisha nuk ka paraqitur asnjë arsye të qenësishme për të mos u paraqitur në gjykatë kur është thirrur.

Berisha po hetohet për veprimet e tij si kryeministër për sa i përket privatizimit të terreneve të ish-klubit Partizani.