Vendosni fjalën kyçe....

Rasti “Qyno”, Safe Journalists e disa organizata letër Dumanit: Veprimet e SPAK-ut alarmante, të ndalet presioni ndaj gazetarit


Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platformës MFRR dhe RSF i kanë dërguar një letër të hapur kreut të SPAK-ut Altin Dumani lidhur me rastin e gazetarit Elton Qyno.

Në letër rrjeti i gazetarëve shpreh shqetësimin e për veprimet e fundit nga SPAK-u ndja gazetarit, i cili pak kohë më parë u ndalua nga policia më urdhër të prokurorisë ndërkohë që iu kontrollua banesa dhe iu sekuestruan telefoni e pajijset e tjera elektronike.

Sipas Safe Journalists dhe organizatave partnere, sekuestrimi i telefonit dhe presioni ndaj gazetarit Qyno për të treguar burimet është çështje alarmante ndërsa kontrolli i banesës, zyrës dhe sekuestrimi i të gjitha pajisjeve janë një precendt shqetësues.

“Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe Reporterët pa Kufij (RSF) i shkruan një letër kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri për të shprehur shqetësimin për veprimet e fundit të ndërmarra nga SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno. Vendimi për të sekuestruar pajisjet e zotit Qyno dhe për t’i bërë presion atij për të treguar burimet e tij është një çështje alarmante e rëndësishme për ne si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, lirisë së medias dhe integritetit gazetaresk. Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij, sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjn një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.” – thuhet në letrën drejtuar Dumani.

Në fund të letrës, Safe Journalists e organizatat partnere i bëjën thirrje kreut të SPAK-ut Dumani që të rivlerësojë qasjen ndaj rastit, kthimin e pajisjeve elektronike dhe ndërprerjen e presionit për të zbuluar burimet e gazetarit Elton Qyno.

“Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere i kërkuan SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast. Kthimi i pajisjeve të sekuestruara zotit Qyno dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe mbrojtjes së burimeve gazetareske në Shqipëri. Kjo qasje do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias. I kemi bërë thirrje SPAK-ut që të ketë prioritet mbrojtjen e burimeve gazetareske, gjë që është thelbësore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike. Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.

Nënshkruar nga:

SafeJournalists Network

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro

European Center for Press and Media Freedom

European Federation of Journalists

Free Press Unlimited

International Press Institute

OBC Transeuropa

Reporters Without Borders