Në Shëngjin vijon dita e dytë e mbledhjes informale të qeverisë. Pas analizës së punës, dita e sotme do u dedikohet konkluzioneve të këtij takimi dyditor me mbi 70 funksionarë, si edhe objektivave të vitit 2024 dhe ndarjes së detyrave për të gjithë të pranishmit.
Takimi dyditor do të mbyllet me një mbledhje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar në orën 12:00.
Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama skanoi punën e deritanishme, ndërsa kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë sidomos në lidhje me debatin parlamentar, në komisione dhe seanca plenare. Kryeministri Rama ka thënë se PS duhet të jetë më e fortë në bazë, ndërsa ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme.
I pranishëm në Shëngjin ishte edhe Blendi Gonxhja, i cili është në pritje të dekretit të Begajt për t’u bërë zyrtarisht ministri ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.