Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në ‘Facebook’, deklaron se vetëm 65 kontrata koncesionesh kontrollohen nga shteti.
Vasili tha se lënia e tyre jashtë qëllimisht kontrollit dhe monitorimit nga qeveria është legalizim de facto i vjedhjes shteterore.
Mes të tjerash ai tha se një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare, ndërsa i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë.
POSTIMI I VASILIT:
Koncesionet e lëna qëllimisht pa kontroll, legalizim i vjedhjes se miliardave nga qeveria!
Koncesionet kane vite te tera qe vazhdojnë të grabisin para’ si metastaza te kancerit te vjedhjes se Rames dhe qeverise.
Lenia e tyre jashtë qëllimisht kontrollit dhe monitorimit nga qeveria është legalizim de facto i vjedhjes shteterore me monstruoze, qe ka njohur Shqipëria.
Edhe sot qe flasim kryevjedhja me inceneratorin e Tiranes ka dy vjet pa Njesine e Zbatimit te Projektit qe eshte pergjegjese per monitorimin dhe kontrollin e koncesionit. Fakti qe nga 228 kontrata koncesionesh kontrollohen nga shteti vetëm 65, fakt i pranuar nga vetë ministria e Financave, thotë gjithçka.
Ne një raport te publikuar ne 2022 Ministria e Financave pohonte
“Duke qenë se procesi i monitorimit është ende në fillimet e tij, numri dhe kompleksiteti i kontratave të koncesionit/PPP në Shqipërisë është i lartë, si dhe jo çdo kontratë ka një Njësi Zbatimi Projekti përgjegjëse për monitorimin e saj, mbledhja e informacionit ka hasur vazhdimisht vështirësi dhe për rrjedhojë ky raport do të përcjellë informacion për 65 kontrata koncesioni/PPP” sqaroi Ministria e Financave.
Rama e kishte një objektiv të panegociushëm vjedhjen përmes Koncesioneve prandaj edhe refuzoi te gjitha shqetësimet e mëdha të FMN, Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare europiane
Për Ramën dhe hajdutët përqark tij, koncesionet ishin vjedhja masive që ju duhej dhe ju siguronte paratë për blerjen e zgjedhjeve dhe kapjen e të gjitha pushteteve.
Është shumë e qartë për çdo shqiptar që qëllimi i këtyre koncesioneve ka qenë vetëm grabitja pasi asnjë shërbim nuk është përmirësuar, përkundrazi, janë përkeqësuar.
Shteti qëllimisht nuk i kontrollon fare koncesionet, të cilat vidhen nga koncesionarët – klientë të qeverisë pasi ky ka qenë edhe qëllimi i përbashkët i tyre. Pra, të gjitha janë lënë në dorë të koncesionarëve që ata bëjnë si duan me paratë e taksave të shqiptarëve.
Një situatë e tillë përbën një emergjencë kombëtare dhe një rrezik të përmasave shumë të mëdha për ekonominë dhe financat e vendit. SPAK-u s’mund te mbylle dot më syte dhe duhet të veprojë menjehere për këtë situatë skandaloze dhe këtë vjedhje te perbindshmd të provuar me fakte e dokumente pa fund