Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 22-vjeçarit në Vlorë, ngrihet grupi i posaçëm hetimor, në “sitë” dosjet e vjetra


Pas vrasjes së 22-vjeçarit, Gëzim Sinomati, pak ditë më parë në Vlorë, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e atentatit.

Burime nga policia bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, që prej të hënës në mëngjes ndodhet në Vlorë.

Ekspertet më të mirë janë angazhuar për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një sërë analizash të gjata janë zhvilluar për analizimin e provave, fakteve dhe informacioneve të grumbulluara.

Pjesë e analizave dhe dosjet e ngjarjeve të vjetra kriminale, të cilat janë rihapur dhe po analizohen me shumë përgjegjësi.

Ndërkohë që janë marrë në pyetje shumë persona e vijojnë shoqërimet edhe të personave të tjerë.