Vendosni fjalën kyçe....

Vuante nga depresioni, i jep fund jetës me fotoksinë 45-vjeçarja në Berat


Një 45-vjeçare në Berat i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Policia bën me dije se dyshohet që 45-vjeccarja vuante nga depresioni dhe ishte në një gjendje të rënduar psikologjike.

 

 

Njoftimi i policisë:

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.